Tiranë, makina plagos katër këmbësorë

Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në Tiranë, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur katër persona.
Sipas informacioneve të fundit, ngjarja ka ndodhur tek zona e njohur me emrin “Brryli”, ku një makinë ka humbur kontrollin.
Burime policore zyrtarë bëjnë të ditur se makina tip “Peugeot”, e drejtuar nga një grua”, ka hipur mbi trotuar dhe ka plagosur 4 kalimtarë.
Këta të fundit, shtojnë burimet, janë dërguar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.