White: Vendimi i gjykatës, intimidim

Vendimi i gjykatës kërkon të intimidojë gazetarinë investigative në Shqipëri dhe është një sinjal për të trembur mediat e tjera për të hetuar abuzimet e zyrtarëve me pushtet.
Kështu ka deklaruar në një intervistë për Top Channel, sekretari i përgjithshëm i Federatës Ndërkombëtare të Gazetarëve, Aidan White.
“Investigimi i “Fiks Fare” dhe përdorimi i kamerave të fshehta është tërësisht i ligjshëm dhe nuk shkel asnjë kod të etikës së gazetarisë dhe konventat e të drejtave të njeriut”, ka pohuar White.