E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane masakron bashkeshorten me thike

Një krim i rëndë ka tronditur mëngjesin e të shtunës kryeqytetin. Një burrë masakroi me thika bashkëshorten e tij në mes të rrugës pas një sherri të ashpër që patën mes njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve të para të policisë, autori i dyshuar i këtij krimi Gerti Çarçani 48 vjeç ka qëlluar katër herë me thikë bashkëshorten e tij Valbona Çarçani 45 vjeç, në rrugën "Tefta Tashko". Gruaja ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa Çarçani ka tentuar që të largohet me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Mësohet se pas krimit, Çarçani i rezistoi thirrjeve të policisë për t'u dorëzuar, ndërsa u prangos vetëm disa minuta pas ngjarjes. Paraprakisht mesohet se bashkeshortet kishin nje vit qe ishin kthyer ne Shqiperi pas nje periudhe te gjate emigracioni ne Itali dhe kohet e fundit marredheniet e tyre ishin acaruar tej mase, duke shkuar drejt nisjes se procedurave per divorc. Valbona Çarçani ishte nene e dy vajzave, njera prej te cilave jeton ne Itali. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›