E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane masakron me thike gruan arrestohet

Një krim brenda familjes ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytet. Një 26-vjeçar ka goditur me thikë bashkëshorten e tij, duke i shkaktuar asaj vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e çiftit, ku 26-vjeçari Arben Koxhaj ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij Manjola Koxhaj 30 vjeç pas një grindje të çastit me të.
 
Sipas policisë krimi ka ndodhur për motive të dobëta ndërsa policia ka arritur të arrestojë edhe autorin e vrasjes.
 
Ndërkohë të mërkurën është regjistruar edhe një tjetër rast i krimit në familje. Në fshatin Arrë të Dukagjinit, një burrë vrau vajzën e VrasjeDukagjin, babai vret të bijën adoleshente Çmenduria si mburojë për krimin Tiranë, arrestohet i dyshuari për vrasje tij 14-vjecare dhe më pas qëlloi edhe mbi vetën.

Policia e qarkut njoftoi se 45-vjeçari Mirash Bregu qëlloi me armë vajzën e tij adoleshente, Marjana Bregu dhe me pas vrau edhe veten. Ngjarjen e rëndë e kanë raportuar fqinjët.

Policia tha se për shkak të zonës së thellë malore edhe uniformat blu me grupin hetimor e patën të vështirë të mbërrinin. Viktimat ishin nga fshati Bardhaj, por kishte disa ditë që kishin shkuar në fshatin Arrë ku kullosnin bagëtine.

Adoleshentja i ka kërkuar të atit që të kthehej në shtëpi pasi ishte mërzitur duke kullotur bagëtinë. Kjo ka bërë që ai të qëllojë mbi vajzën e tij 14-vjeçare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›