E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane mban peng familjen per 5 ore me pas dorezohet

TIRANE- Ka mbajtur peng perreth 5 ore familjen e tij prinderit bashkeshorten dhe dy djemte.

Ngjarja ka ndodhur mbreme rreth ores 22 30 ne rrugen Tefta Tashko ne kryeqytet ku Artan Kadria nje nder efektivat primare te nje banke kryesore ne Tirane ka marre peng familjen e tij. Nen kercenimin e nje arme tip kallashnikov Artan Kadria kercenonte se nuk linte te dilnin jashte pjestaret e familjes se tij thene se ishte duke i mbrojtur ata.

Policia ka tentuar te hyje ne apartamentin por dera ka qene e blinduar. Per te shmangur ndonje situate te paparashikueshme kane ardhur ne vendngjarje negociatoret te cilet kane folur me pengmarresin per ore te tera. Forca te Reneas policise madje edhe drejtori i Tiranes ka qene ne vendngjarje menjehere pas sinjalizimit. Sipas deshmitareve okulare u bene disa tentativa nga policia per te liruar familjen e marre peng por deri pas mesnate tentativat deshtuan. Policia ka kerkuar edhe bashkepunimin me medias per te mos percjelle ne ato momente lajmin pasi kjo mund te ndikonte negativisht te pengmarresi. Vetem pas 5 oresh dhe pikerisht rreth ores 3 te mengjesit te sotem eshte arritur qe Artan Kadria te dorezohet.
s.g/balkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›