Tiranë, ndihmon gruan egrabitur,plagoset rëndë nga thikat
TIRANË - Një i ri është plagosur me thikë pranë 9-katësheve në qendër të Tiranës. Jurton Suparaku, 21 vjeç është qëlluar disa herë me thikë nga 25-vjeçari Indrit Zepi, i cili është arrestuar menjëherë nga policia.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11.45 minuta, pranë tunelit tek bar-kafe "Europa". 25-vjeçari Zepi, sipas policisë, ka tentuar të grabisë një grua, që kalonte aty, të cilës ka tentuar t'i marrë çantën. Në këtë moment, siç është mësuar nga burime policore, por edhe të tjera nga spitali ushtarak, Jurton Suparaku, i cili ndodhej rastësisht aty, ka ndërhyrë që të ndihmojë gruan për t'i shpëtuar grabitjes.
Por, autori është përleshur me të, duke e goditur menjëherë me thikë. Një patrullë policie që ndodhej afër ka ndërhyrë menjëherë, duke e arrestuar 25-vjeçarin Zepi, ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë në spitalin ushtarak, nga ku mësohet së është në gjendje të rëndë.
Përveç disa goditjeve me thikë në trup, 25-vjeçari ia ka ngulur thikën edhe në këmbë, duke ia lënë aty, për t'ia hequr më pas mjekët në spitalin ushtarak.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)