Tiranë, nënoficeri ekzekuton taksistin me armën e punës

Nënoficeri i i Forcave Komando të Ushtrisë, Aldo Morina, ka ekzekutuar me armën e shërbimit taksistin 53-vjeçar Mehmet Beqiri. Nënoficeri u vetëdorëzua pak momente pas vrasjes dhe u çua në ambientet e Drejtorisë së Policisë për t'u marrë në pyetje. Ngjarja e rëndë (rreth orës 15:00), e cila në këtë fillim viti i ka marrë jetën Mehmet Beqirit, ka ndodhur në rrugën “Kongresi i Manastirit” përballë spitalit të pediatrisë në QSUT në zonën e oxhakut.
53-vjeçari është qëlluar me tre plumba pistolete ndërsa trupi i pajetë është përcjell me autoambulancë drejt morgut. Sipas informacioneve paraprake mendohet se autori të ketë qenë bashkë me të brenda në automjetin tip Benz me targa TR 8428 A.
Gazetari i televizionit A1Report, Arsen Rusta informon se autori njihej më parë me viktimën. Ata janë konfliktuar dhe më pas autori ka qëlluar me breshëri plumbash ndaj tij me armën e shërbimit. Ndërsa policia deklaroi pak orë më vonë se ngjarja ka ndodhur pë motive të dobëta, pasi autori dyshonte se viktima i ngacmonte një nga familjaret. Uniformat blu ngrenë dyshime që mes tyre të ketë ekzistuar një konflikt i hershëm çka do ta specifikonte vrasjen për larje hesapesh. Gazetari Rusta informon se policia po mbledh dëshmitë e të pranishmëve në ngjarje, ndërsa mendohet se kamerat e sigurisë në atë zonë të kenë fiksuar të gjithë vrasjen./Indeksonline/