Tiranë, një 40 - vjeçargjendet i vdekur tek Unaza e Re
TIRANE- Një 40 vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm tek Unaza e re. Viktima është gjetur nga punonjësit e një dyqani, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Pas identifikimit policia bëri të ditur se viktima është Fatjon Kaloçi, 40 vjeç. I riu nuk ka pasur shenja dhune në trup. I riu mendohet se ka qenë në gjendje të dehur mbrëmjen e djeshme dhe vdekja e tij mund të jetë shkaktuar nga një rrëzim në tokë.
Trupi i viktimës është dërguar në morg për të bërë autopsinë që do të përcaktojë dhe shkakun e vdekjes.
(sg/shqiptarja.com)