E Shtunë, 31 Tetor 2026

HEC-eve i suksesshem, PS politizon procesin Eglantina Nasi

Nje proces i suksesshem, transparent dhe pa asnje shkelje ligji. Keshtu e ka cilesuar dje publikisht privatizimin e kater hidrocentraleve Bistrica 1, Bistrica 2, Ulez dhe Shkopet, zv/ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, Sokol Dervishaj. Njeheresh edhe kryetar i Komisionit te Vleresimit te Ofertave, ai hodhi poshte akuzat e Partise Socialiste te bera rreth tenderimit te ketyre veprave te rendesishme energjetike, duke e cilesuar kete si nje politizim qe ajo i ben procesit ne fjale. “Sipas eksperiences

boterore, ky eshte nje privatizim i suksesshem, ku pati interes te madh dhe ku moren pjese 7 kompani”, vleresoi ai. Nderkaq, duke permendur oferten e perzgjedhur per blerjen e tyre prej 109.5 milione eurosh nga kompania turke “Kurum” Dervishaj tha se, ajo u pranua bazuar edhe nga vleresimet e konsulentit nderkombetar, IFC. “Nga keto vleresime, vlera e aseteve per dy HEC-et Bistrica 1 dhe 2 eshte percaktuar 44.6 milione euro. Kurse per HEC-et Ulez dhe Shkopet 31.7 milione euro, me nje total prej 76.3 milione euro", detajoi ai. Duke dale keshtu ne perfundimin se oferta e perzgjedhur nga qeveria per privatizimin e ketyre veprave energjetike, rezulton te jete me e larte, e kesisoj, edhe vete procesi efektiv. Pra aspak me humbje, sic pretendon opozita ne akuzat e saj rreth tij gjate diteve te fundit. Por numri 2 i Ekonomise, ka argumentuar gjithashtu edhe se jo te kater hidrocentralet e ofruara per privatizim, nuk paraqesin te njejten gjendje pune. Keshtu, sipas tij, nese “Kurum" ofroi 57.5 milione euro per dy HEC-et e Bistrices si vlere me te larte financiare, kete e beri sepse ato rezultojne qe te jene ne gjendje optimale pune. “Ndersa per Ulzen dhe Shkopetin, do te duhen me se 30 milione euro per rehabilitimin e tyre, per shkak te vjetersise se aparaturave, etj", saktesoi Dervishaj lidhur me kete ceshtje. Nga ana tjeter, ai nuk harroi t’i jepte pergjigje edhe akuzes se ngritur prej opozites, se qenkan perdorur standarde te ndryshme vleresimi ne privatizimin e kater HEC-eve te lartpermendura dhe atij te Lanabregasit, duke sqaruar se ne fakt, kemi te bejme me dy procese te ndryshme dhe te pangjashme me njeri-tjetrin. Kujtojme nderkaq, se dy dite me pare, Partia Socialiste permes deputetit te saj, Eduard Shalsi, depozitoi ne Prokurorine e Tiranes nje denoncim mbi vendimin e qeverise per shitjen e kater hidrocentraleve te lartpermendur. I cili bazohej ne akuzen se eshte vene re nje diference e madhe ne cmim, duke u shkaktuar interesave te shqiptareve nje dem te madh ekonomik.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›