E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane nje i dehur terrorizon banoret me arme arrestohet

Ka qëlluar me armë duke terrorizuar banorët e rrugës 5 Maji, në Tiranë dhe tashmë ka përfunduar në pranga.

Ka zgjatur 1 orë paniku i banorëve të zonës që njohet si nyja e betonit, derisa policia ka rrethuar banesën e Gjergji Laçit, ku ishte mbyllur bashkë me armë 41-vjeçari. Janë evakuuar familjarët dhe i është bërë thirrje për t’u dorëzuar, dhe është ndërhyrë.

Në momentin e ndërhyrjes, 41-vjeçari nuk ka reaguar dhe është shoqëruar për në ambjentet e izolimit të komisariatit numër 4 të Policisë së Tiranës, me akuzën e prishjes së qetësisë publike dhe armëmbajtjes pa leje.
Policia sekuestroi edhe armën automatike të 41—vjeçarit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›