E Diel, 1 Nëntor 2026

Brenda një orë, dy fëmijë humbin jetën në dy aksidente rrugore

TIRANE - Dy fëmijë humbën jetën si pasojë e aksidenteve rrugore në vend. Një fëmijë 6-vjeçar E. Shehu është aksidentuar mesditën e sotme për vdekje nga një makinë, teksa po kthehej nga shkolla. Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Porto Romano-Durrës. Ndërsa rreth 30 minuta më vonë, një fëmijë 2 muajsh humbi jetën si pasojë e përplasjes së dy makinave në aksin rrugor Korçë-Pogradec.

Durrës - Mesditën e sotme fëmija 6-vjeçar E. Shehu ishte duke ecur anës rrugës, kur është përplasur nga një manikë tip “Furoristradë” me tarfa TR 9272. Drejtuesi i mjetit ishte Redi Theodhori 53 vjeç nga Tirana. 53-vjeçari ka bërë transportimin e të mitur në spital, por nuk ka arritur t’u mbijetojë dot plagëve të rënda, të marra gjatë përplasjes. Mësohet se në momentin që është aksidentuar, fëmija 6-vjeçar ishte duke u kthyer nga shkolla.

Pogradec- Një aksident me pasojë vdekjen e një fëmije 2 muajshe ka ndodhur në aksin Korçë-Pogradec. Aksidenti ndodhi rreth orës 13:00 në fshatin Leshnicë. Dy makina, një me targa PG 3456 B dhe një me targa Pg 4738 B janë përplasur mes tyre dhe vdekja e fëmijës ka ardhur si pasojë e përplasjes, pasi fëmija ishte pasagjer në një nga automjetet. Përveç vdekjes së fëmijës, në aksident janë plagosur edhe 3 persona të tjerë, të cilët janë dërguar në spitalin e Pogradecit, ku po marrin mjekim të specializuar. Sipas policisë, fëmija dy muajsh që humbi jetën tragjikisht në aksident ka qenë i shoqëruar nga prindërit, të cilët gjithashtu kanë mbetur të plagosur. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak për aksidentin është bërë grica në rrugë, si pasojë e temperaturave të ulëta që kanë përfshirë vendin.

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›