E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, oficeri i burgut 313, dyshohet për hasmëri

TIRANE- Kryeqyteti tronditet që në orët e para të mëngjesit, pas një vrasje me armë zjarri tek ‘Unaza e Re’. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit, ndërsa viktima është oficeri roje në burgun 313, Ymer Hajdari.

Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje, ku kanë nisur hetimet, ndërsa nga të dhënat e tyre të para mësohet se vrasja mund të ketë ndodhur për një hasmëri, që viktima ka pasur në Burrel. Një vit më parë nipi i tij´nga Mamurrasi, ka vrarë një person nga Burreli, vrasje për të cilën vuan dënimin në burgun e Lezhës, por për policinë kjo mbetet pista kryesore e hetimit.

Policia deklaron gjithashtu se, oficeri Hajdari është qëlluar me tre plumba pistolete në makinën e tij ‘SEAT’, AA 762 AD, në afërsi të banesës.

Megjithatë, blutë e kryeqytetit do vazhdojnë hetimet për të zbardhur të tjera detaje nga vrasja dhe mbi autorët e mundshëm të saj. Ndërkohë që mjeti i tij po i nënshtrohet ekspertizës
(ma.ar/BalkanWb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›