Pogradec, 20 vjecarja: Si e grabita plakën që e kishte harruar vdekja
POGRADEC- Një 20-vjeçare nga Pogradeci ka rrahur barbarisht fqinjën e saj të moshuar. I ka lidhur gojën me shami, ia ka përplasur kokën për muri dhe e ka tërhequr zvarrë.
E ndërsa 81vjeçarja ka rënë në koma, vajza i ka marrë unazën dhe byzylykun prej floriri dhe është larguar me shpejtësi nga banesa e viktimës. Burime zyrtare nga policia e Pogradecit bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Mëmëlisht të këtij rrethi. Pas hetimeve të kryera është bërë i mundur identifikimi dhe vënia në pranga e autores së krimit.
Ornela Muça akuzohet për “grabitje” dhe “vrasje të mbetur në tentativë”. Burimet e mësipërme pohojnë se e moshuara Berie Çorbaxhiu, e cila u bë pre e dhunës së bashkëfshatares së saj ndodhet në gjendje kritike për jetën në spitalin e qytetit të Pogradecit. Mësohet se 81-vjeçarja ka dalë nga koma pas rreth 12 orësh.
(el.me/GazetaShqiptare/BalkanWeb)