E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, përkeqësohet gjëndja e minatorit 54-vjeçar

Përkeqësohet dhe më tej gjëndja shëndetësore e minatorëve. Në një lidhje për RTV “Ora News”, mësojmë se një ndër minatorët, në moshën 54-vjeçare, pati probleme me shëndetin. Ne kete pritje te gjate, kreu i Konfederatës së Sindikatave të Minatoreve, Kol Nikolla, vuri ne dukje dhe percarjen qe hasen nga forcat e policise, ndersa ishin ne pritje te kujdesit shendetesor.

Ndërkaq, në ditën e 15 të protestës, 300 minatore shprehen te indinjuar dhe te vendosur si kurre me pare, per te vijuar protestat dhe te nesermen.

Minatorët shprehen se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe me këmbëngulje vijojnë të trasmetojnë mesazhin se zgjidhja duhet të vijë në rrugë institucionale. Minatorët bëjnë të ditur se ende nuk kanë marrë një njoftim zyrtar për të zhvilluar një takim me drejtuesin e kompanisë ACR, ditën e nesërme në orën 11.00. Ata kërkojnë plotësimin e 5 kushteve, që përfshin rritjen e pagave, heqjen e taksës së dyfishtë, përmirësimin e kushteve në punë, largimin e subjekteve të tjera të palicencuara nga territori i kësaj kompanie, si dhe uljen e moshës së pensionit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›