E Shtunë, 31 Tetor 2026

EULEX-i shqyrton rruget e sqarimit te ceshtjes se imunitetit te deputeteve

Misioni i Bashkimit Evropian per policine dhe drejtesine ne Kosove po shqyrton rruget e sqarimit te ceshtjes se imunitetit te deputeteve qe jane nen hetime.

Ky qendrim u theksua sot nga zyrtaret e ketij misioni te cilet konfirmuan se kryetari i Parlamentit te Kosoves Jakup Krasniqi ka refuzuar nepermjet nje letre kerkesen e EULEX-it qe parlamenti te nxjerre nje rezolute e cila do te kerkoje nga qeveria qe te shtroje ne Gjykaten Kushtetuese ceshtjen e imunitetit per deputetet e Parlamentit te Kosoves.

Ne nje deklarate me shkrim te ketij misioni thuhet se EULEX-i vazhdon te besoje se ceshtja e imunitetit te deputeteve ka nevoje te sqarohet nga Gjykata Kushtetuese. Kjo eshte ne dobi te te gjitheve dhe EULEX-i eshte duke diskutuar se si te vazhdohet perpara me kete ceshtje thane zyrtare te ketij misioni.

Kryetari i parlamentit javen e kaluar tha se kerkesa e EULEX-it nuk eshte e bazuar ne ligj ne Kushtetute dhe as ne rregulloren e punes se Parlamentit dhe se sipas tij qeveria ka te drejte te kerkoje opinion nga Gjykata Kushtetuese pa kerkuar mendimin e Parlamentit.

Por kryeministri Thaci e ka perjashtuar mundesine qe qeveria e tij te ndermarre nje veprim te tille duke ju referuar edhe qendrimeve te zyrtareve te larte amerikan te cilet i bene thirrje kryetarit te Parlamentit qe te coje perpara kete ceshtje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›