Tiranë, përleshje me thika, plagoset rëndë 22 vjecari
Një 22 vjecar ka mbetur i plagosur rëndë pas një sherri mes të rinjsh i cili ka degraduar në përdorimin e thikave. Ngjarja ndodhi në zonën e Kinostudios kur dy grupe të rinjsh janë grindur për motive banale.
TIRANE- Përleshja me thika mes dy grupe të rinjsh sot në Tiranë ka rrezikuar seriozisht jetën e një 22 vjecari të quajtur Shpresim Hasaj.
Ngjarja e rëndë ndodhi në zonën e Kinostudios kur dy grupe të rinjsh janë grindur me njëri tjetrin për motive banale. Më pas grindja degradoi në një përleshje duke përdorur edhe thikat. Për pasojë, 22 vjecari Hasaj ka marrë disa plagë në trup dhe është cuar me urgjencë në Spitalin Ushtarak në Tiranë.
Burime nga ky siptal bëjnë të ditur se Hasaj është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka identifikuar autorin dhe është në kërkim të tij, por për arsye hetimi nuk bën të ditur identitetin e tij.
(e.n/BalkanWeb)