Zgjedhjet, nesër nis shpërndarja e fletëve të votimit
Burime zyrtare nga KQZ thanë sot se sipas kodit zgjedhor nesër do të nisë dërgimi pranë selive të KZAZ-ve të fletëve të votimit, në përputhje me numrin e zgjedhësve.
TIRANË- KQZ pritet të nisë nesër të shpërndajë fletët e votimit për komisionet e zonave të administrimit zgjedhor (KZAZ).

Më pas janë KZAZ-të që përcjellin materialin zgjedhor drejt qendrave të votimit, jo më vonë se 15 orë para hapjes së votimit.
Fletët e votimit janë shtypur nga firma sllovene Cetis, e cila ishte fituese e prokurorimit të kryer nga KQZ.
Në rang vendi numurohen gjithsej 4751 qendra votimi me gjithsej 3.084.067 zgjedhës. Sipas përllogaritjeve të përcaktuara në kodin zgjedhor sasia e fletëve të votimit e prodhuar është 2% mbi numrin e zgjedhësve, që në total përllogaritet me rreth 3.145.748 fletë votimi.
(d.b/BalkanWeb)