Tiranë, përplasen 3 makina Plagosen 6 persona
Të tjera rreth shkrimit /FOTO
TIRANE - 3 automjete janë përfshirë në një aksident në rrugën “Misto Mame” në Kombinat. Si pasojë e përplasjes të paktën 6 persona kanë mbetur të lënduar.
4 prej personave të lënduar udhëtonin në një automjet tip Audi, ndërsa dy personat e tjerë që mbetën të plagosur ishin drejtuesit e dy mjeteve, njëri autostrade tip ML, dhe tjetri fuoristrade X5
Aksidenti ka shkaktuar edhe bllokim të trafikut për disa minuta, ndërsa policia që mbërriti menjëherë në vendngjarje theksoi se paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe dhe parakalimi i gabuar për të hyrë në një rrugë dytësore.
Të lënduarit janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesit e mjeteve të përfshirë në aksident janë shoqëruar në polici.
Redaksia Online
(jd/Gre.M/Shqiptarja.com)