SHBA vritet bashkepunetori i atentatoreve te Bostonit

Policia Federale Amerikane (FBI), vrau në Florida një të dyshuar si bashkëpunëtor i Tamerlan Tsarnaev, një prej vëllezërve çeçenë, autorë të vendosjes së bombave në maratonën e Bostonit.
Lajmi u raportua të mërkurën prej "CNN". Shpërthimet në maratonë lanë tre të vdekur dhe 170 të plagosur në muajin prill. Ende nuk është e qartë dinamika e kësaj përballje të policisë me të dyshuarin, por një zëdhënës saktësoi se ai u qëllua në bazë të "rregullave të protokollit për përdorimin e armëve të zjarrit nga një oficer policie". Një burim tha për "NBC Neës" se i dyshuari ishte përpjekur të sulmonte agjentin, prandaj ai e kishte qëlluar me armën e shërbimit. Tamerlan mbeti i vrarë edhe ai në një shkëmbim zjarri me policinë, dy ditë pas shpërthimeve në Boston. Vëllai i tij, Dzhokar Tsarnaev, u plagos, por u rikuperua dhe tashmë përballet me mundësinë e dënimit me vdekje në gjyq. / Top Channel