Tiranë, plagos kunatin pas mosmarrëveshjeve me motrën
TIRANE - Në orët e vona të ditës së diel një persona ka mbetur i plagosur lehtë me armë zjarri pas mosmarrëveshjeve brenda familjes.
Ngjarja ka ndodhur në një banesë private pranë ‘Qytetit Studenti’. Pas konfliktit me gruan bashkëshorti u përlesh fizikisht me kunatin, i cili vinte nga Tapiza për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes motrës dhe bashkëshortit të saj. Diskutimet degjeneruan në dhunë fizike, më pas në përdorimin e armës së zjarri, ku për pasojë ka mbetur i plagosur lehtë bashkëshorti.
Policia mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe nisi hetimet për zbardhjen e plotë të saj.
(a.k/BalkanWeb)