Vetel fiton edhe në Kanada, pas tij Alonso dhe Hamilton
Nuk përmbahet Sebastian Vetel, i cili edhe në garën e Kanadasë renditet i pari, duke thelluar kështu diferencën me ndjekësit e tij, në kampionatin e Formula 1. Në fakt, Vetel ka startuar i pari dhe po i pari e ka përfunduar garën, duke dëshmuar edhe njëherë se ai mbetet i pathyeshëm, duke qenë kampioni në fuqi.
Në vendin e dytë është renditur Alonso, i cili në fundin e garës ka dhuruar spektakël, teksa ka parakaluar Hamiltonin, të cilin e lë në vend të tretë. Vetel kryeson klasifikimin e përgjithshëm me 107 pikë, ndërsa në vend të dytë ndodhet Raikonen me 86 pikë, në të tretin Alonso me 78 pikë dhe më pas Hamilton me 62 pikë.
Edhe për konstruktorë dominon Red Bull, teksa kryeson me 164 pikë, e ndjekur nga Ferrari me 123 pikë dhe në vend të tretë Lotus me 112 pikë.
(er.nu/E.Ilnica/BalkanWeb)