E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, plagoset me armëqëllohet sapo del nga banesa

 TIRANE-  Një 57 vjeçar, i identifikuar si Bedri Dulla është plagosur me armë zjarri tip pistoletë në zonën e njohur si Xhamlliku në Tiranë, sapo ka dalë nga banesa e tij.

Uniformat blu bëjnë me dije se Dulla është jashtë rrezikut për jetën pasi është dërguar në spital, ndërsa ngjarja ka motiv një konflikt të mëparshëm.

Vetë 57 vjeçari ishtë i skeduar për uniformat blu të komisariatit 4 si person me precedent penal, pasi pak kohë më parë kishte plagosur shtetasin A.Hoxhalli.

Aktualisht i plagosuri është në ruajtjen e policisë në Spitalin e Tramuës, ndërsa pritet ballafaqimi i tij me autorin e dyshuar të ngjarjes, për të zbardhur dinamikën e plagosjes.

Njëkohësisht po punohet dhe në pista të tjera, pasi i plagosuri në lagjen ku banonte sipas grupit hetimor ka dhe disa probleme me komshinjt.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›