E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, plagoset me shkop bejsbolli një 30-vjeçar

TIRANË- Në 30-vjecar është qëlluar me shkop bejsbolli pas një konflikti për motive banale me një bashkëmoshatarin e tij.

Gjin Nikolli ka denoncuar në polici se është plagosur nga një person mesditën e sotme në afërsi të Stadiumit Dinamo.

Policia pas denoncimit ka shpallur në kërkim autorin, identiteti i të cilit nuk bëhet me dije për arsye hetimore.

I plagosuri fatmirësisht ka marrë vetëm plagë të lehta. 

(e.m/BalkanaWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›