E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti për pronën në Kukës, 35-vjecari plagoset me thikë nga kunata

KUKËS- Një sherr për pronën brenda familjes ka përfunduar me plagosjen e një 35- vjecari në fshatin Shëmri të Kukësit. Bilbil Fetahu është qëlluar me thikë nga kunata e tij, pas një sherri për pronën.

Policia jep detaje rreth ngjarjes dhe sqaron se gruaja me iniciale R.S 40-vjece ishte duke punuar në arë sëbashku me bashkëshortin dhe vëllain e këtij të fundit. Papritur ka nisur debati lidhur me pronën mes ciftit dhe 35-vjecarit, cka ka përfunduar në konfrontim fizik. Papritur gruaja ka rrëmbyer thikën dhe ka qëlluar kunatin disa herë.

35-vjecari u transportua në spitalin rajonal të Kukësit në gjendje të rëndë, ndërkohë që mjekët konfirmojnë se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia arrestoi 40-vjecaren dhe shoqëroi bashkëshortin e kësaj të fundit.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›