Tirane plagosje ne kazino

Një person ka mbetur i plagosur pas të shtënave me armë zjarri në një kazino në rrugën “Bardhyl” në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, Viktor Skeja është goditur me pistoletë në këmbë nga dy persona që dyshohet se kanë patur për qëllim grabitjen e kazinosë. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve, ndërkohë që i plagosuri, Skeja, që është edhe drejtor i degës rajonale të CEZ-it në rrethin e Laçit është shoqëruar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. / Top Channel