Diesel Reboot ironizon traditat islamike

Mbuluar me një burga xhinsi nga e cila dalin krahët dhe një profil nudo i një gruaje pikturuar me tatuazhe. Eshtë një nga fotot e Diesel Reboot, shoqëruar nga slogani ‘Nuk jam ajo që dukem’, që është pjesë e fushatës publicitare lançuar nga drejtori krijues Nicola Formichetti, i cili i ka treguar pamjet provokuese në Tmblr dhe rrjetet e tij sociale.
Njoftimi nuk ka kaluar pa u vënë re në Shtetet e Bashkuara, ku në rrjet ai ‘akuzohet’ se i ka kaluar limitet, duke ironizuar traditat islamike të mbulimit me burga dhe ferexhe.
Por Formichetti, që si mik dhe stilist i Lady Gaga ka dhënë prova për talentin e tij dhe për provokimin e veshjeve të tij, nuk heq dorë dhe thotë se ky është publiciteti më i mirë që Diesel mund të kishte ndonjëherë/Indeksonline/