Tiranë, polici: Nuk ishim të dehur, as ngacmuam femra, e gjitha është skenar
TIRANE - Efektivët e policisë që u arrestuan dy ditë më parë në kryeqytet për veprime të pahijshme në rrugë e kanë cilësuar si të sajuar ngjarjen për të cilën ata u arrestuan. Njëri prej efektivëve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Julian M., ka pohuar se e vërteta do të dalë në dritë pas të gjitha hetimeve që do të bëhen. Efektivi i policisë është indinjuar shumë pas lajmit të publikuar në media, ndërkohë që i ka quajtur veprime arbitrare dhe tendencioze ato të patrullës së përgjithshme të policisë. “E kanë sajuar ngjarjen. Ne kemi qenë në makinë bashkë me kolegun kur kanë ardhur për të na arrestuar. Nuk kemi qenë të dehur dhe as femra nuk kemi ngacmuar”, pohon efektivi i policisë. Ndërkohë, ai hedh akuza mbi efektivët e policisë së patrullës së përgjithshme duke i cilësuar veprimet e tyre si tendencioze. Sipas efektivit të policisë, patrulla e policisë i ka ndaluar në rrugë dy kolegët dhe u ka thënë që të shkojnë me ata, pa ju dhënë asnjë lloj motivi. “Hetimet do të vërtetojnë se si qëndron e vërteta. Çdo gjë është sajuar. Ne nuk mund të themi më shumë se kaq”, ka pohuar efektivi Julian M.
Incidenti
Pasditen e së premtes në zonën pranë pallateve 9-katëshe janë shoqëruar dy efektivë policie, për veprime të pahijshme në rrugë. Burime nga policia kanë bërë me dije se efektivi Julian M. dhe kolegu i tij Petrit V., të dy në gjendje të dehur kanë ngacmuar disa vajza në rrugët e kryeqytetit. Mësohet se dy efektivët pasi janë dehur në një lokal në zonën e 9-katësheve, kanë dalë në rrugë dhe aty kanë nisur të ngacmojnë disa vajza të reja. Efektivët e policisë bëjnë me dije se vajzat janë ndierë keq dhe janë ankuar pranë patrullës së përgjithshme në afërsi të kësaj zone. Kaq ka mjaftuar që patrulla të mbërrijë pranë efektivëve të dehur dhe u kanë komunikuar se duhej t‘i shoqëronin për në komisarit. Sipas policisë, pas kësaj dy efektivët e dehur kanë nisur të konfliktohen edhe me forcat e policisë së repartit “Shqiponja”. Pas kësaj ngjarjeje, ka nisur menjëherë hetimi nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, hetime që do të hedhin dritë mbi ngjarjen.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera EKSKLUZIVE/ Ngacmonin femrat në rrugë, ndalohen 2 efektivë të policisë- VIDEO