Tiranë, policia bashkiake aksion për lirimin e hapësirave publike
Policia Bashkiake ka ndërmarrë sot një aksion për lirimin e hapësirave publike në kryeqytet.
Aksioni i zhvilluar paraditen e sotme në rrugën Nikolla Tupe në zonën e Ish-Bllokut, ndërsa Përgjegjësi i sektorit për ligjshmërinë fiskale në Bashki Bashkim Koçi është shprehur për mediat se ai do të vijojë edhe në ditët e ardhshme.
Kemi ndërhyrë për heqjen e blloqeve të betonit si dhe kemi vepruar edhe ndaj shitësve ambulantë të cilëve u është sekuestruar malli që shisnin në rrugë është shprehur Koçi.
Aksioni i bashkisë konsistoi në lirimin e zonës publike të bllokuar nga bizneset, me objekte si, çadra, vazo lulesh apo sende të tjera të kësaj natyre, të cilat, sipas Policisë Bashkiake, bllokonin hapësirën publike në mënyrë të paligjshme.