Rama për BBC-në: Do luftojmë korrupsionin përmes reformave
Kryeministri i ardhshëm i Shqipërisë Edi Rama në një intervistë për emisionin Hard talk në BBC është shprehur se qeveria e re do të luftojë korrupsionin nëpërmjet refomave që do të ndërmarrë.
I pyetur nga gazetarja se çfarë do bëjë qeveria e ardhshme për korrupsionin në Shqipëri, Rama u përgjigj:”Korrupsioni është diçka që duhet luftuar dhe mund të luftohet. Ne kemi nejerëz në menaxhim ku ka shumë korrupsion. Besoj se ne do arrijmë të transformojmë gjithë sistemin. Ka shumë histori të sukseshme që mund të tregojnë se korrupsioni është i luftueshëm; padyshim që kjo do reforma të qarta e të plotë të cilat ne i kemi gati. Ne kemi një program special për bankat dhe stabilitetin e sektorit financiar. Ky program mendoj se do të na ndihmojë shumë në përmirësimin e buxhetit po duhet të shikojmë se cili është realiteti në sektorin financiar. Ne duhet të luftojmë korrupsionin dhe lufta ndaj tij do na ndihmojë në sistemin financiar. Programi ynë është i aplikueshëm. Këto janë gjëra që janë thënë. Luftimi i korrupsionit do na sjellë më shumë investime. Prandaj ne duhet të gjëjmë rrugën e duhur për të ndërtuar një shtet të suksesshëm. Kemi filluar të diskutojmë sesi mund të ndihmojmë qytetarët, sesi mund të qeverisim dhe kemi disa prioritete.
Rama i ka cilësuar zgjedhjet e 23 qershorit si të mira duke u shprehur optimist se vitin tjetër Shqipëria do të marrë statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian.
Jemi në rrugë të mbarë drejt BE dhe zgjedhjet e 23 qershorit ishin një shtysë. Zgjedhjet ishin të mira dhe mendoj se pas testit të 23 qershorit KE mund të në japë përgjigje pozitive. Besoj se në dhjetor ose vitin e ardhshëm Shqipëria do të marrë statusin e kandidatit në BE u shpreh Rama.
Rama: Gjykim të drejtë për 21 Janarin
Kryesocialisti Rama është pyetur edhe për 21 janarin për të cilin ka theksuar se do të ketë një gjykim të drejtë.
Unë kam besuar tek ndryshimi në këtë vend dhe një nga arsyet që ne ndjekim tërë këtë proces është për të dhënë një vendim të drejtë për të gjithë ata që janë përgjegjës për 21 janarin. Unë besoj fort se ka korrupsion, ka një sistem të korruptuar, por lufta kundër tij mund të bëhet menjë sistem më të moderuar theksoi Rama.
Për administratën, Rama tha se pas ardhjes së tij në qeveri nuk do të ketë një pastrim të saj, ashtu siç është folur.
Jo nuk e besoj këtë, ka njerëz të vlefshëm edhe brenda këtij sistemi të prishur. Nuk do të shpikim ndonjë gjë, por do të ndjekim historitë e suksesit të vende të tjera., të çilat kanë treguar se korrupsioni mund të mposhtet. Kemi nevojë për reforma të thella dhe vullnet, ne i kemi të gjitha theksoi Rama.