CRCA e ACCE thirrje qeverisë: Merrni masa për pajisjen me tekste falas të fëmijëve në nevojë
Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve dhe Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve ne Shqipëri i kanë bërë thirrje Qeverisë së rë të Shqipërisë, në mënyrë specifike Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Financave, që në funksion të mbarëvajtjes së vitit shkollor 2013-2014, të marrin masa të menjëherëshme për tiu siguruar falas dhe në kohë reale tekstet për të gjithë fëmijët në nevojë dhe në pamundësi për ti blerë ato, sipas kërkesave të Udhëzimit të përbashkët të MF-së dhe MASH-it Nr. 32, datë 04.08.2011.
Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve (CRCA) dhe Koalicioni për Arsimin e Fëmijëve ne Shqipëri (ACCE), janë shumë të shqetësuar nga të dhënat e fillimit të ditës së parë të shkollës, ku raportohet se fëmijët në nevojë që ndjekin arsimin parauniversitar, ende nuk janë pajisur me tekstet falas nga ana e shkollave dhe drejtorive Arsimore. Pranë ALO 116 sot gjatë të gjithë ditës, prindër dhë fëmijë, nga minoriteti Rom dhe grupe të tjera në nevojë, kanë raportuar mbi çështjen mungeses të teksteve shkollore, të cilat kanë një ndikim të drejtëpërdrejtë në ndjekjen e arsimit nga fëmijët dhe ushtrimin e të drejtës së tyre universale për arsim. CRCA dhe ACCE me anë të kësaj thirrje urgjente dhe publike, i kërkojmë Qeverisë së rë të Shqipërisë, dhe në mënyrë specifike Ministrisë së Arsimit dhe Ministrisë së Financave, që në funksion të mbarëvajtjes së vitit shkollor 2013-2014, të marrin masa të menjëherëshme për tiu siguruar falas dhe në kohë reale tekstet për të gjithë fëmijët në nevojë dhe në pamundësi për ti blerë ato, sipas kërkesave të Udhëzimit të përbashkët të MF-së dhe MASH-it Nr. 32, datë 04.08.2011 thuhet në deklaratën e lëshuar për mediat.
Në vijim të deklaratës CRCA dhe ACCE theksohet se e drejta pr arsim nuk nnkupton vetm krijimin e mundsis pr arsim falas, por edhe krijimin e kushteve t nevojshme dhe t domosdoshm pr tu arsimuar. Nj nga kto kushte sht edhe pajisja falas me libra, fletore dhe mjete msimore e do fmije q nuk ka mundsi q ti bler ato. Mos përmbushja e këtij detyrimi është një shkelje e të drejtave të fëmijëve dhe n kundrshtim t hapur me Nenin 28 t Konvents s OKB-s pr t Drejtat e Fmijs.
Ne mendojmë se një ndër aktet e para publike të Qeverisë së re të Shqipërisë duhet të ishte dhënia e teksteve dhe mjeteve mësimore falas për të gjithë fëmijët në nevojë anembanë vendit, në mënyrë që ata të ushtrojnë të drejtën e tyre për arsim. Ne nxisim Ministrinë e Arsimit dhe Qeverinë, që këtë kërkesë ta bëjnë një realitet për të gjithë ata fëmijë që sot janë ulur në bankat e shkollës pa libra, fletore, bazë materiale apo edhe anta dhe që presin që shteti i tyre të kujdeset edhe për tapërfundon deklarata.