E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, pranga mjekes dhe laborantes, akuzohen për korrupsion

TIRANE- Akuza për korrupsion ka cuar sot në arrestimin e një mjekeje dhe një laboranteje në Tiranë. Arrestimet janë kryer në spitalin e Kardiologjisë pranë QSUT. 

Mjekja 48-vjecare Silvana Menaj dhe laborantja 46-vjecare, Dhurata Trako akuzohen se në bashkëpunim me njëra-tjetrën merrnin para nga pacientët që vuanin nga probleme kardiake.

Arrestimi i sotëm nga seksioni kundër krimit dhe korrupsionit në drejtorinë e policisë së Tiranës vjen në përfundim të një hetimi 2 mujor mbi bluzat e bardha.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›