E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jennifer Lopez plane për martesë me balerinin 24-vjeçar

SHBA - Këngëtarja Jennifer Lopez duket se është në prag të martesës së saj të katërt. Revista “Star” shkruan se Lopez do të celebrojë në martesë lidhjen e saj me balerinin 24-vjeçar Casper Smart. Ceremonia mendohet se do të organizohet në Meksikë.

Sipas burimeve që citon revista, këngëtarja 42-vjeçare ka nisur të planifikojë detajet e dasmës, pavarësisht kundërshtimit të të afërmve të saj, të cilët nuk janë dakord me këtë vendim.

Siç shkruan revista, nëna e Jennifer, Guadalupe mendon se martesa me Casper Smart do të jetë gabimi më i madh i vajzës së saj.

Jennifer Lopez është e lidhur prej katër muajsh me balerinin Casper Smart, menjëherë pas divorcit nga babai i fëmijëve të saj Marc Anthony.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›