E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, arrestohet i dyshuari për plagosjen e krykomunarit të Baldushkut

Shoqërohet në polici i dyshuari për plagosjen e kryekomunarit të Baldushkut. Forcat e Komisariatit Nr.1 të kryeqytetit kanë shoqëruar në qeli shtetasin Altin Shabani, 32 vjeç, si i dyshuar për plagosjen e kryekomunarit të Baldushkut, Elmi Allmuça. Arrestimi u bë i mundur pas identifikimit të tij nga uniformat blu të Tiranës.
 

Kryetari i Komunës së Baldushkut u plagos mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00. Ngjarja ka ndodhur në një lokal në qendër të Baldushkut ku Elmi Allmuça është plagosur me një plumb nga arma e zjarrit tip pistoletë.

Dëshmitarët pohojnë se autori ka qëlluar 5 herë dhe është larguar menjëherë në drejtim të paditur.Ende nuk dihen shkaqet e këtij akti,ndërkohë që pista më e mundshme është ajo për shkak të detyrës.

Kryetari i Komunës së Baldushkut, përfaqësues i PD gjendet në Spitalin Ushtarak, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›