E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, proçeset gjyqësore zhvillohen në ilegalitet

Tiranë- Në kuadër të transparencës së proceseve civile, kryetari i Gjykatës së Tiranës Artan Zeneli u është drejtuar më një urdhër të gjithë gjyqtarëve të dhomës civile që të mos i zhvillojnë këto procese në zyrat e tyre, por në sallat e gjykatës.

Ky urdhër u është shpërndarë të gjithë gjyqtarëve civilë në fillim të Janarit, për të bërë kështu të mundur shuarjen e mjaft ankesave nga qytetarët, të cilët pretendojnë se gjyqet ku ata janë pale të zhvillohen në sallë. Po ashtu, ky urdhër është lëshuar veçanërisht për çështjet familjare dhe ato të pronësisë si dhe për të bërë më efikas praninë e publikut dhe të mediave të interesuara në ndjekjen e këtyre seancave. Por nga një vëzhgim që gazeta IDEA bëri gjatë disa ditëve në javën e tretë të muajit Janar, në këtë gjykatë u konstatua se asnjë proces civil nuk u zhvillua nëpër salla.

Konkretisht, në datën 19 janar, nga 230 procese civile që ndodheshin në kalendarin e kësaj gjykatë për këtë datë, të gjithë u zhvilluan nëpër zyra. Disa prej gjyqtarëve të kontaktuar nga gazeta IDEA, pëer të mësuar se përse nuk i zhvillojnë gjyqet në salla sikurse është edhe urdhëri i kreut të gjykatës, ata u përgjigjën në mënyrë anonime se sallat nuk mjaftojnë.

Kjo, pasi ka vetëm një sallë të madhe ne katin e parë të gjykatës ku zhvillohet më së shumti gjyqi penal me 29 të pandehurit e Gërdecit. Ky gjyq nuk mund të zhvillohet në ambjentet e dhomës penale pasi  nuk ka asnjë sallë aq të madhe sa salla numër një, në të cilën do të qëndronin të gjithë avokatët dhe palët. Po ashtu gjyqtarët justifikohen edhe me pretendimin se në disa prej këtyre sallave në orët e para të mëngjesit deri në orën 13.00 zhvillohen edhe masat e sigurise ndaj personave të arrestuar.

Gjatë vëzhgimit tonë, u vu re se njerëzit qëndrojnë pas dyerve të zyrave që kanë gjyqtarët, në pritje për t’u thirrur të marrin pjesë në proces.

Jo pak herë, persona që intersohen për datën e seancave gjyqësore të tyre i nderpresin gjyqet duke trokitur ne dyert e ketyre zyrave pa e ditur se aty po zhvillohet një proces. Megjithatë në disa raste vetë gjyqtaret e kanë gjetur një zgjidhje provizore. Disa prej tyre i mbyllin dyert me çelës për të zhvilluar seanca më të qeta gjyqësore. E gjithë kjo situatë çon në uljen e seriozitetit të gjithkatës por edhe në shkeljen e të drejtës së qytetarëve për të qenë pjësëmarrës në proces ku ata janë të interesuar gjykatës civile.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Gjykatat nuk regjistrojnë proceset, shkon dëm financimi i USAID Tiranë- Një investim i Qeverisë Amerikane në sistemin e drejtësisë...
  2. Zhvillohen homazhet në nder të Sabri Godos Tiranë- Në hollin e sallës së parlamentit po zhvillohen homazhe...
  3. Tiranë, nuk ka shërbim pa paguar taksat Tiranë – Edhe pse nga drejtuesit e njësive bashkiake është...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›