E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sot, homazhe për viktimat e 21 janarit

Tiranë- Sot mbushet plot një vit që prej demostratës së opozitës, me 21 janar 2011, kur u vranë me armë zjarri 4 persona dhe dhjetra të tjerë u plagosën përpara Kryeministrisë.

Që prej asaj dite akuzat kanë qënë të ndërsjellta pozitë-opozitë për të mbajtur përgjegjësinë e fajit për marrjen e jetës së 4 protestuesve të pafajshëm.

Por edhe pas një viti ngjarja e 21 janarit ende nuk është zbardhur, ndërkaq përmes deklaratave kampet politike bëjnë thirrje për drejtësi duke hedhur akuza për palen respektive.

Ditën e sotme opozita shqiptare ka bërë thirrje për një marshim-homazh për të kujtuar të rënët dhe për të mbështetur prokurorinë në zbardhejn dhe zbulimin e urdhëruesve dhe ekzekutuesve të asaj tragjedie.

Ndërkaq me fotot e 4 viktimave Faik Myrtajt, Hekuran Dedës, Aleks Nikës dhe Ziver Veizit dhe me foto e pankarta në duar njerëzit do të kryejnë homazhe në vendin ku u vranë protestuesit.

Marshimi do të bëhet në heshtje nën tingujt e muzikës funebër për rreth 1 orë. Në orën 12:00 në ambjentët e Akademisë së Arteve do të mbahen edhe fjalimet për të përkujtuar katër të rënët.

Ndërkaq pas mbërritjes së ekepertizës së FBI-së, për 14 gëzhojat dhe serverin e kryeminsitrisë, pritet që hetimi të marrë tjetër drejtim, dhe të kemi të tjerë të arrestuar (përveç gardistit që akuzohet për vrasjen e Veizit ditën e protestës).

Shkrime të tjera me interes:

  1. Blushi: Ne mund ti shpëtonim viktimat e 21 Janarit Tiranë  – Ben Blushi ka thyer heshtjen e gjatë dhe...
  2. Pilotët e F1, homazhe për viktimat e tsunamit në Japoni Tërmeti dhe tsunami i tmerrshëm që tronditi Japoninë në muajin...
  3. Zbardhja e 21 janarit, tashmë prokuroria ka edhe ekspertizën e FBI-së Tiranë- Ekspertiza e FBI-së për hetimet e 21 janarit ka...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›