E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane protesta per ujin e pijshem

Disa dhjetera banore te Tiranes ne zonen e Unazes se Re kane protestuar ne mbremje per mungesen e ujit te pijshem ne apartamentet e tyre.

Keta qytetare banojne ne nje kompleks pallatesh te reja te ndertuara para tre vjetesh dhe deri tani furnizoheshin me uje pusi te hapura nga firmat e ndertimit.

Ujesjellesi i Tiranes e ka shenjuar kete zone ne harten e vet problematike pasi sipas ketij insitucioni shumica derrmuese e pallateve te reja ne Unazen e Re nuk kane kontrata per furnizimin me uje te pijshem.

Sipas Ujesjellesit kjo gjendje ka ardhur pasi firmat e ndertimit kane ngritur objektet e tyre pa nje plan per te furnizuar pallatet me uje te pijshem dhe ne shumicen e rasteve kane ndertuar mbi tubacionet e ujit duke demtuar rrjetin dhe duke u kujdesur vetem per fitimet nga shitja e apartamenteve pa kontrata me Ujesjellesin.

Ky insitucion ka njoftuar pak kohe me pare se ka hartuar nje projekt per heqjen e kesaj zone nga harta problematike por deri tani nuk eshte e qarte se kur do te nise zbatimi i ketij projekti dhe se kur banoret e pallateve tek Unaza e Re do te furnizohen me uje te pijshem.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›