Godo Te zhvillohen zgjedhje te parakohshme

Presidenti i nderit i Partise Republikane sugjeron zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme dy jave perpara atyre lokale
Jemi ne momentin qe duket sikur qeveria do te mbahet ne kembe me trafikun e deputeteve dhe eshte nje gje me te vertete e neveritshme
Presidenti i nderit i Partise Republikane Sabri Godo pas nje analize politike te bere per situaten ne vend sugjeron zhvillimin e zgjedhjeve te parakohshme dy jave perpara atyre lokale.
Ne nje interviste televizive politikani i njohur shqiptar thote se ne momentin e tanishem kur erdhi puna qe duket sikur qeveria do te mbahet ne kembe me trafikun e deputeteve dhe eshte nje gje me te vertete e neveritshme dhe qe do te jete nje epoke e erret ne historine e ketij vendi neser pas 10 vitesh pas 15 vitesh.
Nese ne kemi arritur ne kete pike atehere une do te thosha me gjithe zemer le te behen zgjedhje te pergjithshme bashke me zgjedhjet lokale mbase duke i avancuar ato 2 jave me pare aty nga mesi i prillit te beheshin dhe zgjedhjet per administraten lokale por edhe zgjedhjet e pergjithshme politike.
Le te kerkojme nje dalje nga kjo situate - sugjeron Sabri Godo. Sipas tij do te hiqen vizat per shqiptaret dhe do te jete nje gezim i pergjithshem dhe kjo nuk eshte se e fitojme per heren e pare se thone qe eshte qe nga koha e Skenderbeut.
Ai theksoi se edhe ne kohen e Zogut shqiptari mund te shkonte ku te donte ne bote pa qene nevoja te vinte ne ambasada dhe konsullata. Ne qofte se vjen duke na u shnderruar laku dhe mbetemi ne gjendjen e pasigurise dhe te paqendrueshmerise politike atehere me mire te shkojme te zgjedhje dhe te kerkojme nje here e mire te vije nje situate e atille ku te kete nje mazhorance me 55 te votave dhe nje opozite 45 jo me pak se 40 qe te jete nje opozite me te vertete qe te loze rolin e vet - thekson politikani i njohur shqiptar.
Zoti Godo aktualisht kemi 74 deputete ne mazhorance. Do te kemi levizje te tjera. Ne kete situate cila eshte zgjidhja
Une kam qene kunder zgjedhjeve te parakohshme une kam thene qe duhet ti jepet kohe kesaj qeverie te mbaroje afatin. shte e vertete qe Berisha e ka per zemer dhe punon me gjithe mend per ta bere Shqiperine nje vend qe te kete rruget si cdo shtet evropian kjo eshte nje gje e madhe. faredo qe te ndodhe neser kjo do te shkruhet ne autobiografine e Berishes dhe ne historine e ketij vendi qe ne kohen e tij u bene rruget e ketij vendi.
Ne momentin e tanishem kur erdhi puna qe duket sikur qeveria do te mbahet ne kembe me trafikun e deputeteve dhe eshte nje gje me te vertete e neveritshme dhe qe do te jete nje epoke e erret ne historine e ketij vendi neser pas 10 vitesh pas 15 vitesh.
Nese ne kemi arritur ne kete pike atehere une do te thosha me gjithe zemer le te behen zgjedhje te pergjithshme bashke me zgjedhjet lokale mbase duke i avancuar ato 2 jave me pare aty nga mesi i prillit te beheshin dhe zgjedhjet per administraten lokale por edhe zgjedhjet e pergjithshme politike.
Le te kerkojme nje dalje nga kjo situate.
Do te hiqen vizat per shqiptaret dhe do te jete nje gezim i pergjithshem edhe per mua qe se kam problem ate qe te jete i lire njeriu te shkoje nga te doje dhe kjo nuk eshte se e fitojme per heren e pare se thone qe eshte qe nga koha e Skenderbeut me duket tha Berisha. Jo jo.
Kjo ka qene ne kohen e Zogut shqiptari mund te shkonte ku te donte ne bote pa qene nevoja te vinte ne ambasada dhe konsullata. Kjo gjendje u krijua ne Evrope pas Luftes se II-te Boterore.
U shprehet qe zgjidhja jane zgjedhjet e parakohshme...
Jemi ne nje kohe kur shqiptaret mund edhe te bejne dicka per te nderuar menyren e tyre te jeteses drejtperdrejt per te pasur me shume te ardhura do te kene me shume kontakt me 1 milione e disa shqiptare qe jane bijte e tyre mbase ndonjeri nga kjo situate do te perfitoje te beje ndonje tregti me jashte do te gjendet menyra dhe per te gjetur ndonje pune do te thote do te kete nje frymemarrje me te madhe vendi. Vec kesaj une e di mire qe ka te huaj qe presin te jepen vizat ne Shqiperi dhe vetem atehere mund te vijne ketu te investojne dicka.
Per sa kohe shikojne kete gjendje keshtu qe kjo qeveri mund te bjere per dy deputete dhe me nje puc parlamentar e merr pala tjeter. Te huajt e shikojne fill e per pe keto dhe i bejne keto analiza me mire se cfare i bejme ne qe jemi ketu brenda.
Po te vazhdoje kjo gjendje zor eshte te themi se do te bejme perpara ne shume drejtime ne investime ne rendin publik etj. etj.
Keshtu qe ne qofte se vjen duke na u shnderruar laku dhe mbetemi ne gjendjen e pasigurise dhe te paqendrueshmerise politike atehere me mire te shkojme te zgjedhje dhe te kerkojme nje here e mire te vije nje situate e atille ku te kete nje mazhorance me 55 te votave dhe nje opozite 45 jo me pak se 40 qe te jete nje opozite me te vertete qe te loze rolin e vet.
Ne rast se do te kemi nje rezultat te ngushte edhe pas zgjedhjeve te parakohshme atehere do te kete mundesi qe mazhoranca te bie shpeshhere ne opozite...
Atehere le te vemi tre here radhazi ne zgjedhje. Nese edhe ne zgjedhjet e ardhshme do te dalim 49.5 me 505 atehere them le te riperseriten zgjedhjet. Nuk eshte ndonje katastrofe berja e zgjedhjeve.
Me te vertete ka nje kosto dhe nje humbje kohe por pastaj ti rikuperon energji per te vene ne vend te tere ate qe humbe.
Kjo pozite ka disa gjera qe une me te vertete nuk arrij ti kuptoj dhe pyes veten mos mendoj valle keshtu dhe i shikoj keshtu punet nga pozita ime e nje njeriut qe i perket krahut te djathte nuk e gjej dot.
Sepse kjo opozite tani thote zgjedhje te parakohshme e kane thene ato perpara meje duket sikur une tani njehsohem me ta kur them edhe une zgjedhje te parakohshme.
Por une e kam ne nje pike veshtrimi krejt tjeter. Tani keta duke kerkuar zgjedhje te parakohshme keta e dine shume mire se sado fillestare te jene ne politike disa gjera i dine se nuk mund te shkojme ne zgjedhje me kete ligj dhe me kete Kod Zgjedhor i cili u provua deficent i pamjaftueshem kete e thane te huajt por mbi te gjitha e dine edhe vete.
Kjo opozite pse nuk vete ne parlament dhe te punoje per te bere kete Kod dhe kete ligj dhe te nesermen thote tani shkojme ne zgjedhje. Nese opozita thote shkojme ne zgjedhje sot dhe Berisha ne darke thote dakord me cfare ligji do te vemi nese shkojme me kete atehere do te hame prape kete corbe. Domethene nuk ka nje logjike nuk ka nje strategji te qarte ka veprime te castit aty per aty dhe cfare u del perpara.
Megjithate edhe per shkak te eksperiences se vogel te politikes pluraliste ne Shqiperi duam apo sduam ne cilesia e parlamentit ne Shqiperi pothuajse asnjehere ne 20 vjet nuk ka qene nje cilesi morale dhe intelektuale.
Do te kemi deputete qe do te jene te gatshem te levizin nga logot e tyre partiake per hir te interesave individuale. Ka pasur nje diskutim me miratimin e ketij ligji elektoral deputetet nuk mund te levizin pasi i bien mandatet. Nga ana tjeter ka nje norme qe idete levizjet vota eshte e lire.
A mund te kete nje rishikim te Kodit i cili parashikon qe deputetet qe levizin nga forcat politike dorezojne mandatin per aq sa kohe sa jane zgjedhur per shkak te kesaj logoje
Do te ishte gjeja me normale ne bote. Une kur nisem te behem deputet kam nje porosi nese kete nuk e coj ne vend une nuk jam ne destinacionin tim nuk jam me nje njeri qe pergjigjem per veten time dhe ne rast se dua te bej lojera kapercime qe nga toka qe hedhim drite ne majen e pemes atehere duhet te kemi nje ligj qe te mi kufizoje levizjet e tilla akrobacite e tilla.
Them tani qe ajo mund te zgjidhet prape te njejtat tipa qe jane te zote te hidhen nga nje gardh ne tjeter dhe te mos u mbetet ndonje hu gjekundi ky eshte taksirat sepse eshte populli ai qe duhet te thote se kete lloj njeriu nuk e zgjedh. Ky le te me paguaje mua le te beje kete dhe ate por ama voten nuk ia jap nuk eshte njeriu qe mund te me perfaqesoje.
Cila eshte forma qe mund te kufizohen levizjet amorale dhe apolitike te ketyre te mandatuarve aksidental
shte e vertete qe elektorati nuk arrin ta njohe tamam njeri-tjetrin. Ne jemi nje vend i vogel dhe nuk mund te thuash qe kete Sterkaj nuk e njeh kush ne Malesi nuk mund te thuash qe Tavon nuk e njohin ne Gjirokaster nuk mund te thuash qe Priftin nuk e njohin ne Fier nuk eshte nje njeri i ardhur nga larg.
Prandaj them qe njerezit duhet te mendohen kur shkojne te votojne a eshte ky njeriu qe do te na perfaqesoje ne drejtesisht dhe nuk do te dredhoje. Ketu kemi qene 20 vjet dhe nuk kemi pare ndonjehere kete qe i thone sot tregu i deputeteve.
Sikur te mos ishte kjo puna e numrave keta deputete qe ia kane dale sot te jene njerezit me te njohur ne politike nuk do ti zinte njeri me goje. Mbase do te permendeshin por gjithsesi do te ishin njerez te rendomte.
Por meqenese eshte shtrenguar puna e numrave dhe nga keto varet fati i pushtetit ne Shqiperi se cila pale do te qeverise eshte fokusuar atje e tere mendja e masmedias dhe e publikut cfare do te beje nje deputet dhe cfare do te beje nje tjeter.
Prandaj them qe jemi ne nje krize te atille morale qe duhet te kerkojme nje zgjidhje me rrenjesore me ne themel prandaj vijme tek zgjedhjet. Te bejme zgjedhjet qe ta heqim qafe kete situate.
Cila eshte formula qe zgjedhjet e reja te na shpetojne nga kjo situate
Jam dakord qe duhet te nderrohet sistemi por nuk jam ne nje mendje me ate qe ky balancim i votuesve dhe i forcave politike eshte i perjetshem koha konsumon njerin dhe favorizon tjetrin prova jane zgjedhjet ajo tregon se nga ka anuar kandari.
Por qe keto te shkojne bri per bri ne vije paralele perjetesisht kjo nuk eshte e mundur keshtu qe nga nje legjislature tek tjetra do te ndryshoje raporti i forcave politike.
Me duket se kjo eshte e para here qe patem nje balancim te tille nuk e kemi pasur me pare ka pasur gjera dramatike per shembull ne 1996 kur jane bere manipulime votash apo ka pasur crregullime te renda ato qe kane theksuar diferenca shume te medha 80 me 20 dhe ajo nuk pranohet ato vertetohen vetem ne sistemi diktatoriale.
Por mund te vijme tek nje raport me i zbutur te jete me afer por te kete diference ne menyre qe te garantohet qeverisja stabel. Kjo eshte ne te miren e te gjitheve.