E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, qëllohet me armë, vdes 35 vjeçari

Një 35 vjeçar ka gjetur vdekjen pasi është qëlluar tre herë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00, brenda një lokali bastesh spotive në zonën e ish parkut të autobusëve në kryeqytet. Mësohet se viktima është Shpëtim Xhenollari. 

TIRANE- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mbrëmjes së sotme në një lokal bastesh sportive në kryeqytet, te ish-parku i autobusëve. Një person është qëlluar tre herë me armë zjarri rreth orës 19:00. Viktima është 35 vjeçari nga qyteti i Korçës, Shpëtim Xhenollari, i cili është dërguar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak për të marrë ndihmën mjekësorë, por fatkeqësisht ai nuk ka mundur dot ti mbijetojë plagëve të marra. 35 vjeçari Xhenollari, ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Ndërkohë policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e kësaj ngjarje, si dhe për zbardhjen e autorit, identiteti i të cilit nuk dihet ende. (a.r/news24/balkanweb)



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›