E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtimet në aksin Durrës- Kukës, dëmtime në 5 banesa

Ndërtimet në aksin rrugorë Durrës- Kukës, në lagjen Drinas në hyrje të qytetit të Kukësit kanë dëmtuar 5 shtëpi. Si pasojë e ndërtimeve që po kryhen në këtë zonë 5 banesa kanë pësuar çarje nga rrëshkitja e dheut, banorët kërkojnë ndihmë nga shteti. 

KUKËS- Ndërtimi i autostradës Durrës- Kukës në hyrje të qytetit të Kukësit ka sjellë dëmtimin e 5 banesave në lagjen Drinas. Sipas banorëve punimet që kryhen nga firma Gjoka që po bëhen në këtë segment, kanë sjellë rrëshqitjen e dherave për pasojë çarjen e 5 prej banesave. Familjarët disponojnë të gjitha dokumentat e nevojshme të pronësisë së banesave. Ndërkohë që asnjë iniciativë shtetërore nuk po i jep zgjidhje problemit që kanë këta banorë.
Gjatë kësaj të marte banorët e lagjes Drinas kanë mbajtur të bllokuar rrugën për tre orë rresht si një reagim për çka po u ndodh banesave të tyre si shkak i punimeve të kryera por edhe duke protestuar ndaj institucioneve shtetërore që nuk po marrin asnjë masë për dëmshpërblimin e banesave të dala tashmë jashtë funksionit. Shembjet e mureve mbahtëse në këtë segment ndodhin për herë të tretë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›