E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, qëllon me armë të dashurën, më pas edhe veten

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në kryeqytet. Një person ka plagosur me armë të dashurën e tij dhe më pas edhe veten.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një hotel pranë vilave gjermane ku shtetasi shqiptar nga Maqedonia Agim Memini, ka qëlluar me armë të dashurën e tij Alma Suçi, 21 vjeç dhe më pas edhe veten.

Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në Spitalin Ushtarak por Agim Memini ka ndërruar jetë rrugës. Ndërsa mësohet se e dashura e tij ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konlikti mes viktimës dhe të dashurës së tij ndërkohë policia e cila ka shkuar menjëherë në vendngjarje ka nisur hetimet për  zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›