Tiranë, regjistrohet tërmeti. Ndërtimet, Sizmiologët alarm
Instituti Shqiptar i Gjeoshkencave ka regjistruar pak pas mesnatës lëkundjet e tërmetit që shokoi Italinë. Eksperti i këtij instituti, pohon se lëkundja nuk ka prekur vendin tonë, ndërsa lëshon alarmin për masa për sigurimin e ndërtimeve.
TIRANE- Në orën 1 e 33 minuta të natës së kaluar, sipas orës së Grenuicit Departamenti Sizmiologjik në Institutin Shqiptar të Gjeoshkencave, ka regjistruar lëkundjen e fortë sizmike, e cila ka qenë fatale për mijëra banorë të Abruzos. Përgjegjësi i departamentit Llambro Duni, pohon për televizionin “News24” se 17 stacionet sizmike kanë përcjellë sinjalin ndër më të fortët të regjistruar ndonjëherë.
Llambro Duni, përfaqësuesi i Departamentit të Sizmiologjisë në Shqipëri u shpreh se “kemi regjistruar ngjarjen dhe kemi bërë vlerësimet e duhura, tërmenti është me magnitudë të konsiderueshme. Magnitudë e momentit 6.3 që ndryshon nga magnituda sipas shkallës rihter. Tërmeti ka qenë mjaft i fortë me intensitet të lartë dhe sipas të dhënave ka shkaktuar mjaft dëme në rajonin që ka goditur”- u shpreh Duni në një intervistë dhënë për “New24”.
Viti 1979, ka shënuar tërmetin më të fuqishëm në vendin tonë, që nga ajo kohë të gjitha lëvizjet sizmike nuk e kanë kaluar magnitudën 4.5 ballë. Ekspertët shprehen se parashikimet për tërmetet janë të pamundura, ndërsa konfirmojnë se që nga janari i këtij viti janë regjistruar mbi 80 lëkundje sizmike në vendin tonë.
Ndër të tjera Duni shtoi se “ka shumë tërmetë të fuqishme që paraprihet nga paragoditje, por ka edhe tërmete të fuqishme që nuk paraprihen nga lëkundje. Ngjarjet që ndodhin nuk mund të përdoren si kriterë për të lajmëruar tërmete të tjera Shoqata Kombëtare e Sizmiologjisë nuk ka përcaktuar ende një kriterë të saktë shkencorë që mund të shërbejë si pararendës”- tha Duni.
Situata e krijuar në Itali jep sinjalin SOS për ndërtimet në vendin tonë. Eskpertët e sizmiologjisë, ndërsa këmbëngulin se tërmetet nuk mund të paralajmërohen lëshojnë apel për masa të forta për ndërtimet në vendin tonë, qofshin këto të vjetra, por mbi të gjitha ndërtimet e reja në të gjithë Shqipërinë.
“E vetmia mënyrë për të parandaluar dëmtimin e strukturave është të forcohen strukturat e vjetra ose ato të ndërtuara në masa jo sizmike dhe të ndërtohen struktura sa më të qëndrueshme ndaj tërmeteve. Mënyra e parë është shumë e kushtueshme dhe nuk mund të bëhet për të gjitha godinat, mund të bëhet vetëm për objektet që janë me rëndësi të madhe kulturore. Problemi i dytë për të ndërtuar struktura për të ndërtuar objekte sa më rezistente ndaj tërmeteve është një problem i hapur dhe duhet të qëndrojë në qendër të vëmendjes”- përfundoi sizmologu Duni.
(a.r/news24/balkanweb)