E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrau e plagosi në atdhe, ekstradohet nga Italia

U arrestua vetem dy dite me pare nga Interpoli i Italise dhe menjehere iu dorezua autoriteteve shqiptare te cilat e kishin shpallur ne kerkim. Para pak vitesh banori i nje fshati te Tiranes vrau dhe plagosi nje person ne bashkepunim 

TIRANE-Një shtetas i dënuar për veprën penale të vrasjes është ekstraduar nga Italia. Policia e Shtetit bëri të ditur se para dy ditësh nga Interpol Roma, Itali, është arrestuar shtetasi shqiptar Besim Doku 49 vjec, lindur në Laknas të Tiranës. Doku u ekstradua nga Torinoja në drejtim të Tiranës pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.692, datë 25.06.2004, e ka dënuar këtë shtetas me 23 vjet burg, për veprat penale të “Vrasjes me paramendim në bashkëpunim. Besim Doku me Artur Dokun, kane vrare me arme zjarri shtetasin shqiptar Ilmi Cuka dhe kane plagosur shtetasin Dalip Cuka (vellain e viktimes) per motive që policia i ka konsideruar te dobëta. Pas krimit Besim Doku, eshte larguar ne drejtim te Italise, dhe u gjykua në mungesë nga drejtësia shqiptare.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›