E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, romët rikthehen prej natësdhe shiut te barakat, i dëbojnë

TIRANË - Teksa ka afruar nata dhe shiu vazhdon të bjerë, romët e dëbuar të "Rrugës së Kavajës" me sa duket nuk kanë pasur zgjidhje tjetër, veç të tentojnë të rikthehen për të futur kokët në strehët e tyre, ato që kanë mbetur të pashkatërruara.

Pas këtij veprimi ka rinisur edhe tensionimi i situatës. Punonjësit e firmës që po përpiqet të ndërtojë aty i kanë nxjerrë ata jashtë, ndërsa romët pas kësaj kanë kërkuar ndihmën e policisë.

"Ky është dallim racial. Njerëz të tokës janë ata, njerëz jemi dhe ne", ka thënë një grua rome për kamerën e "A1 Report, duke shtuar "nuk jemi në Serbi dhe Kosovë, jemi në Shqipëri, tani jemi në vendin tonë, jemi vendalinj. Të na japin një zgjidhje".

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes. Situata pak më vonë është qetësuar, por romët edhe sot nuk duket se do të lëvizin nga ish-strehët e tyre dhe do ta kalojnë natën jashtë. E nëse deri sot i ndihmoi ngrohtësia dhe thatësia e verës, edhe këtë natë vere me shi, 37 familje rome janë përzënë dhe janë lënë për ta kaluar atë jashtë.

Teksa filloi shiu sot rreth orës 14:00, grupe-grupe familjarësh romë, burra, gra dhe fëmijë janë parë edhe nën strehët e Muzeut Historik Kombëtar në qendër të Tiranës, të lagur apo të mbështjellë me batanije, teksa prisnin të ndalte të paktën shiu.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›