E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane sekser 3 milione lekesh per legalizim shtepie

Tirane 26 Nentor 2010 NOA - Nje sekser eshte arrestuar sot ne flagrance teksa ka marr nje shume prej 300 mije lekesh te reja nje qytetari per ti legalizuar banesen e tij.

Seksioni Kunder Korrupsionit prane Policise se Tiranes ne bashkepunim me Njesine Hetimore Task-Force prane Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane pas nje hetimi disa mujor finalizuan operacionin policor te koduar Vila.

Ne pranga ra Halim Dalip Koni 47-vjec lindur dhe banues ne Tirane. Prokuroria e Tiranes kishte nisur ndaj tij procedimi penal per konsumim te vepres penale te ushtrimit te ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike.

Sipas policise Koni u kap ne flagrance duke marre ne menyre te kundraligjshme shumen e parave prej 300.000 lekesh te reja ne kembim te legalizimit te baneses se nje shtetasi me vendndodhje ne Tirane.

Policia sekuestroi ne cilesine e proves materiale shume e parave e dyshuar e perfituar nga kjo veprimtari si dhe nje sere provash te tjera te rendesishme per hetimin.

Materialet hetimore te perpiluara ne ngarkim te tij i kaluan Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane.

Policia tha se po punon per identifikimin dhe venien perpara pergjegjesise ligjore edhe te personave te tjere te implikuar ne kete veprimtari te kundraligjshme qe lidhet me perfitimin e shumave te parave kundrejt legalizimit te ndertimeve ne qytetin e Tiranes.

e.r/NOA

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›