E Diel, 1 Nëntor 2026

BE ne krye te monitorimit te zgjedhjeve

Lunacek Vetem nje proces i lire dhe i ndershem hap rrugen e integrimit

Raportuesja e Parlamentit Europian per Kosoven Ulrike Lunacek ka theksuar rendesine per zhvillimin e nje procesi demokratik zgjedhor te ndershme dhe te lire me 12 dhjetor te ketij viti.

Ajo u ka bere thirrje te gjithe qytetareve te Kosoves qe te marrin pjese ne zgjedhje ndersa njoftoi se procesin do ta mbikeqyrin nder te tjere edhe shtate anetare te tjere te Parlamentit Europian. Keto komente Lunacek i beri sot pas takimit me kryetaren e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve Valdete Daka. Ajo gjate dites sipas REL do te takoje edhe ministrin per Integrime Europiane ne doreheqje Besim Beqajn me te cilin pritet te bisedoje per procesin e liberalizimit te vizave.

E pyetur nese zgjedhjet e jashtezakonshme te dhjetorit do te kene ndikim ne procesin e liberalizimit te vizave ajo tha se te dyja jane procese te ndara por megjithate theksoi se ecuria e zgjedhjeve te dhjetorit do te luaje rol ne rrugen e integrimeve europiane te Kosoves. Nderkaq mbi 150 vezhgues te Rrjetit Europian te Organizatave Monitoruese te Zgjedhjeve ENEMO do te monitorojne zgjedhjet parlamentare te dhjetorit ne Kosove. Tashme ne Prishtine ka arritur nje ekip i vogel i ketij misioni per te pergatitur terrenin per vezhgimin e zgjedhjeve ndersa numri me i madh i vezhguesve do te vijne pak dite para votimeve. Shefi i misionit te ENEMO-s Zllatko Vujovic ka thene se vezhguesit e Rrjetit Europian te Organizatave Monitoruese te Zgjedhjeve do te jene te pranishem ne diten e zgjedhjeve ne rreth 700 vendvotime ne tere territorin e Kosoves.

Numri prej mbi 150 vezhguesve sa do te kete ky mision sipas tij megjithese nuk eshte i madh do te mjaftoje per te konstatuar nese procesi zgjedhor ne Kosove eshte zhvilluar ne pajtim me standardet nderkombetare. Zoti Vujovic tha se ENEMO do te dale me qendrim per zgjedhjet nje dite pas mbylljes se kutive te votimit ndersa raporti perfundimtar qe do te permbaje edhe nje numer rekomandimesh per permiresimin e procesit zgjedhor do te publikohet disa dite me vone. Vezhguesit e ketij misioni vijne kryesisht nga vendet e ish-Bashkimit Sovjetik dhe ato te Europes Qendrore e Lindore. Kjo eshte hera e dyte qe ENEMO do te vezhgoje zgjedhjet ne Kosove pas monitorimit te votimeve per pushtetin lokal qe u mbajten vitin e kaluar. Krahas ketij misioni do te kete edhe nje numer vezhguesish te BE-se dhe te ambasadave te huaja qe do te monitorojne zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare si dhe 4800 vezhgues vendore.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›