Tiranë, shemben dy shtëpi te Komuna Kashar, 2 në rrezik
TIRANE - Dy shtëpi janë shembur dhe dy të tjera rrezikojnë gjithashtu shembjen në Komunën Kashar. Shkak janë bërë dëmtimet e themeleve nga një firmë e ndërtimi e cila po kryen disa punime ngjitur me shtëpitë e shembura.
Banorët e shtëpive të shembura kanë mbetur jashtë dhe mbrëmë bënë apel për ndihmë në TV A1 Report. Sipas dëshmive të banorëve firma e ndërtimit ka dëmtuar themelet e shtëpive të tyre gjatë punimeve për të zgjeruar ambientet e kompanisë “Lajthiza”.
Dy shtëpitë janë shembuar në orët e vona të mbrëmjes të së hënës (29.04.2013). Të gjithë banorët e lagjes janë mbledhur në vendngjarje pasi kanë mësuar për shembjen e dy banesave.
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com