Një tjetër tragjedi e quajtur: “Komedi”
Këtu e 15 vjet më parë m’u desh të rishkoja në Greqi vetëm për disa ditë, që të përfundoja një temë studimesh pasuniversitare në kuadër të Programit. ‘Erazmus’ të KE, një program ky që synonte njohjen dhe shkëmbimin reciprok nga qytetarë të vendeve të ndryshme europiane të gjuhëve dhe kulturave të njëri–tjetrit. Vajtjes atje pikërisht në atë kohë nuk mund t’i shmangesha, ndonëse situatat e mbushura plot konflikte civile në Shqipëri e mbulonin çdo njërin shtetas të saj kudo gjetkë me një tis të zymtë, aq sa po t’u tregoje nga ishe, edhe njerëzit më të sjellshëm do të të largoheshin menjëherë sikur papritur tartakuti t’u ishte shfaqur. Megjithatë, tutja nga kjo lloj sjelljeje nuk më pengoi që të mund të kapërceja kufirin shëndoshë e mirë dhe shumë shpejt të njihja për herë të parë tekstin e tragjedisë “Komedi”, e cila kishte ngritur që më 1909-ën siparin e dramaturgjisë së shkrimtarit të mrekullueshëm polifonik grek, Nikos Kazanxaqis.
Tek më vonë bisedoja këtu me të njohur të mi për origjinalitetin e kësaj vepre, të gjithë binim në një mendje që autori (apo botuesi) kish pasur të drejtë ta titullonte atë në mënyrë paradoksale, sepse “Komedi” – a Kazanxaqis ishte një shfaqje e tragjedisë më të thellë në jetën e njeriut, asaj për të mos iu dorëzuar asgjësimit të përjetshëm të ekzistencës së përkohshme të tij. Atëherë, por edhe më vonë, mendja nuk më shkonte që kjo vepër skenike me 12 personazhe të paidentifikuar, që zhvillonin gjatë tiktakut të orës së fundit brenda një dhome të mbyllur debate sa prekëse aq edhe absurde, ndonjëherë të mund të konkretizohej. Të mund të konkretizohej nga ideja e universalitetit, që mbartte, te realiteti i prekshëm i ndonjë kolektiviteti njerëzor.
Tashmë dilemës jam gati t’i dorëzohem. T’i dorëzohem përpara gjithçkaje që po shihet dhe dëgjohet midis nesh, këtu, në vendin tonë, gjithçkaje që kapërcen edhe kufijtë e skenave politike të rëndomta dhe periodike, plot sharje, shpifje, sherre dhe epitete. Të gjithë zërat, ata për besnikërinë e vazhdueshme ndaj këtij pushteti, apo ata për një braktisje të menjëhershme të tij, zërat e krenarisë së një fitoreje të ardhshme dhe të tjerë të dhimbjes së një humbjeje të afërt, kësaj kohe dëgjohet të ndërthuren në një kakofoni të hatashme, e cila po vërsulet me klithma dhe të bërtitura, me të qara dhe me të qeshura. Të gjithë këta zëra kundërthënës, ca të dëshpëruar dhe të tjerë hakmarrës, që sëbashku vrundullojnë nga shpirtrat e njerëzve me plot fytyra apo maska, nuk mund të mos të të krijojnë imazhin e një komedie të luajtur në skena reale nga protagonistë dhe aktorë të vërtetë. Megjithëse, gjithçka që fshihet pas kuintave përbën elemente të një tragjedie jetësore. Të një tragjedie jo për ata që po ndjejnë t’u vërtitet drejt humnerës pushteti, me të cilin janë mësuar ta identifikojnë emrin dhe jetën e tyre, por edhe për një popull të tërë. Për një popull si ky yni, që ndonëse pret të çlirohet një herë e mirë nga shtypja dhe dhuna e një grushti njerëzish grabitës, mashtrues dhe dredhues, njëherësh i druhet ndëshkimit kolektiv nga ky grusht i vrazhdë që do të flashket përgjithmonë.
Këtu “Komedi” – a bëhet edhe më interesante. Ai grumbull pushtetarësh dhe mbështetësish të tyre, që në pragun e “vdekjes” ushqejnë shpresën e vakët për të rezistuar, shfrehin dufin nga ngricat e vetmisë. Në këto kushte, ata kërkojnë ndihmën e hijeve dhe fantazmave, duke futur në listat e zgjedhësve edhe emrat e atyre që “vazhdojnë” të jetokërkan në shekullin e tretë të jetës së tyre. Dhe, këta 120, 140 dhe 153- vjeçarë, organet e gjendjes civile i kanë shoqëruar me persona që nuk ekzistojnë fizikisht dhe me të atillë që identiteti u qenka dy–tre–katërfishuar, për të votuar po kaq herë në zona të ndryshme. Kështu, vetëm këta dy muajt e fundit listave të zgjedhësve në Tiranë u janë shtuar 5252 dublime emrash, në Fier – 2544, në Elbasan – 2312, në Durrës – 2136 etj, etj. Me këtë prezencë të stërmadhe, që përmban disa dhjetëra mijëra emra fiktivë, një britmë lëshohet: “Do shkoni për lesh!”. Kështu u ndërsehet kundërshtarëve politikë nga kuintat e Kuvendit, kryetarja e tij me fytyrë më të nxirë sesa flokët (në veprën e Kanzanxaqisit – “Plaka e moshuar”).
Ndërsa “Plakut A”, tani që i janë sosur rrugët për t’u hapur, shkel në impiantet e ujërave të zeza, për t’u treguar qytetarëve të këtij vendi dhe turistëve nga e gjithë bota se çfarë uji kristal i pritkërka buzë deteve tona. Por edhe kjo nuk mjafton që t’i sigurojë fitoren. Sipas tij, çdo sukses i kundërshtarit duhet të shndërrohet në një skandal dhe, kështu, Kuvendi të kthehet nga “ai i leshit” në “atë të veshit”. Ndodhi që shefi i opozitës u prit në Vjenë si Kryeministri shqiptar i ardhshëm nga Presidenti i Republikës së Austrisë, ndërsa Sekretari i Shtetit për Ekonominë dhe Financat i kësaj Federate landesh në Europën Qendrore u shpreh publikisht që priste me gëzim muajin korrik, kur do të shpallen rezultatet e fitores së këtij Kryeministri të ardhshëm. Atëherë, ç’duhej bërë? Sipas Plakut A, kjo nuk durohej! Pra, le të futej, edhe pse i paftuar, një “diplomat” zyrtar i Shqipërisë në takimin që do të zhvillonte shefi i opozitës tek Akademia Diplomatike e Vjenës. Dhe, pas përfundimit të këtij takimi, i dërguari i Tiranës (alias - diplomat karriere) t’i afrohet atij me sharje të tilla, si: “Ju jeni plehra!”.
Akti i dytë vijon, kur “diplomati” (“Djaloshi krenar” - referuar “Komedi” – së që i jemi referuar) i poston Tiranës rrëfimin e tij, sipas të cilit, zoti Rama e kishte tejkaluar kontaktin verbal, i kishte vënë dorën mbi shpatull, duke i thënë “djalë i mirë” dhe duke e shfrytëzuar këtë taktikë, për të tërhequr atë që do të kapte dora e tij nga veshi i të ziut djalë. Epo, sipas Plakut B, kjo s’qe alarmuese. Prandaj, Plaka e vjetër duhej që në faqen zyrtare në ‘Facebook’ të shpërndante një lajm, sikur kryetari i PS qenkësh përfshirë në një përleshje publike me një nga diplomatët, demek pjesë e Akademisë Diplomatike të Vjenës. Për shembull, një ministre (“Gruaja e re”) shpërthen: Dhunë ndaj diplomatit nga humbësi! Një deputete e mazhorancës (“Fetarja”): Ky është fashizëm u grushtua diplomati që guxoi t’i thoshte shefit të opozitës se diplomatët nuk vjedhin vota!”. Përsëri... jo mjaftueshëm. Ndonëse nga Akademia e Vjenës u bë një publikim, sipas të cilit nuk kishte ndodhur asnjë incident, ndonëse edhe një organizëm austriak, bashkorganizues i takimit i pyetur nga një media shqiptare i dërgoi kësaj përgjigjen me E – mail, në të cilën thuhej që nëse kishte pasur incident atje, këtë e morën vesh nga deklarata e Ministrisë së Jashtme të Tiranës, Plaku A vajti në Kuvend me fytyrë të ngrysur që të jepte verdiktin, për të ngritur një komision hetimor mbi gjëmën e tmerrshme që kishte bërë shefi i opozitës. “Valë mbi hiçin!” përgjigjet ky i fundit.
Akti vazhdon, duke u ndërthurur me skena dhe mizanskena të tjera. Për shembull, njëra prej tyre tregon se si në takimet e shefit të opozitës në Shkodër i vete atij një i bërë qull e llosmë nga shiu litar dhe përmbytjet si kënetë (“Asketi”), duke i kërkuar llogari të ftuarit për takimet, kur vetë që jetonte në një kasolle plot ujë dhe vetëm me një qen do të votonte për Plakun A; të tjera që paraqesin këtë të fundit, kur u thotë bujqve se në mandatin e ardhshëm do të trefishojë grantet; kur kërkon t’u mbushë mendjen fshatarëve për mijëra e mijëra kilometrat rrugë të shtruara, që prishen pas gjashtë muajsh; kur studentët tek e dëgjojnë për punësimin dhe parajsën që u ofron Plaku A, herë qeshin dhe herë nënqeshin; kur ai u thotë mësuesve që do t’ua rritë pagat me mbi 700 USD dhe pensionistëve t’u dyfishojë pensionet; kur këta ç’nuk nxjerrin nga goja tek marrin vesh se malin e borxheve publike që Plaku A me pushtetarët e tjerë ua ngarkojnë shqiptarëve mbi shpinë e lartësojnë edhe më tepër ato për paga e pensione etj., etj.
Ndërkohë, të tjerë personazhe futen në skenë. Edhe “Punëtori”, edhe “Plaku B”, edhe “Djaloshi”, edhe “Vajza e vogël”, edhe “I marri” me monologë dhe dialogë të nënzëshëm, duke shpejtuar drejt pragut të ndërgjegjes në kërkim të dritës. Gjithashtu, duke i thirrur mendjes, se Plaku A dhe pushtetarët e tjerë të tij duan t’i shpien nëpër hone, por që së shpejti atje vetë do të bien. Dhe kështu, mbi frikërat, dëshpërimet dhe shpresat, të gjithë atyre personazheve u vjen zëri më shumë se sa kurrë, duke përsëritur në kor atë thënien për Doktor Adhamudhin: “Balta baltën të mbulojë!”. Këtu përfundon pjesa e parë e kësaj tjetre tragjedi e quajtur: “Komedi”.