E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, sherr me thika mes adoleshentëve, një i plagosur

TIRANE- Një grindje mes adoleshentësh në orët e mbrëmjes, për pak sa nuk i ka marrë jetën një të riu në kryeqytet. 

Një debat i çastit mes disa adoleshentëve ka degjeneruar në sherr me grushta e mjete të mprehta, nga ku ka mbetur i plagosur një adoleshent, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. 

Sipas policisë, që ka shkuar menjëherë në vendngjarje, sherri ka ndodhur në hyrje të një pallati, pranë shkollës “Ismail Qemali”. 

Ende nuk dihen shkaqet e sherrit, ndërkohë policia e komisariatit nr. 1 ka shoqëruar në komisariat dy autorët e sherrit. 

(m.s/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›