E Diel, 1 Nëntor 2026

Raporti i OBK për Sirinë, MPJ: Regjimi i Damaskut të mbajë përgjegjësi

TIRANE - Ministria e Punëve të Jashtme mirëpret Raportin e Misionit të OKB-së për hetimin e përdorimit të armëve kimike në Siri, i cili zyrtarisht konfirmoi përdorimin e armëve kimike në një shkallë të gjerë në Siri, duke shkaktuar viktima të shumta në popullsinë civile.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Ministria e Punëve të Jashtme nënvizon se “dënon me forcë përdorimin e armëve kimike në Siri, për të cilat regjimi i Damaskut duhet të mbajë përgjegjësi në përputhje me detyrimet ndërkombëtare”.

“Republika e Shqipërisë rishpreh angazhimin e saj në mbështetje të nismave të komunitetit ndërkombëtar, përfshi këtu plotësimin nga ana e Sirisë të kërkesave që vijnë nga marrëveshja ShBA-Rusi, apo të miratimit të një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të siguruar eliminimin e programeve të armëve kimike, nisma të cilat do të mundësojnë mospërsëritjen më të ngjarjeve të tilla.”- thuhet në deklaratën e MPJ-së.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›