E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane shiu rendon trafikun ne rruget kryesore

TIRANE-Mijra automjete sot paradite kane qene te detyruara dhe vazhdojne te levizin mjaft ngadale ne akset kryesore rrugore te Tiranes duke shkaktuar nje kaos total ne krejt trafikun. Shirat e rena prej oreve te para te mengjesit te sotem jane nje prej shkaktareve te bllokimit te ketij trafiku por ky fenomen shfaqet here pas here edhe ne kohe me diell duke ngadalesuar vajtjen ne pune te mijra banoreve te metropolit si dhe duke penguar aktivitetet normale te biznesit.
Ne disa zona te Tiranes sic raportojne nga terreni si ne rrugen Komuna e Parisit ne unazen e Tiranes prane shkolles Vasil Shanto ne akset qe pershkojne rruget drejt zones veriore te Kryeqytetit ku ndodhet edhe qendra spitalore me e madhe ne vend ne bulevardin Deshmoret e Kombit si dhe ne rruget qendrore qe te cojne drejt autostrades ne drejtim te Durresit ku jane perqendruar edhe ndermarrjet industriale kryesore me te medha trafiku ka qene mjaft i renduar duke shkaktuar ne disa segmente edhe bllokim te autostrades.

d.b/ATA/BalkanWeb

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›